
MUZEU DIOQEZAN SHKODER-PULT Shkodër
Sheshi Gjon Pali II, Shkodër 4000
4000 Shkodër Shkodër
Albania
17:00
17:00
17:00
17:00
17:00
17:00
17:00
Ali ste lastnik tega podjetja?
Predlagajte spremembo
Muzej
MUZEU DIOQEZAN SHKODER-PULT Shkodër
DETTAGLI
Vizita ne muze (Točka)
ORARI I HAPJES Çdo ditë: 09:00 – 17:00 Për prenotimet jashtë orarit kontaktoni nëpërmjet e-mailit ose nr. të telefonit HYRJA NË MUZE Duke qenë se qëllimi i Muzeut është vetëm edukativ, biletë për hyrje është 100 Lekë (€ 1,00). VIZITAT NËN DREJTIMIN E GUIDËS Vizita të prenotuara Vizitat nën drejtimin e guidës mund të prenotohen përmes telefonit në ditët kur muzeu është i hapur përmes telefonit edhe e-mail. Anullimi i prenotimeve Anullimet duhen komunikuar përmes telefonit të paktën 48 orë përpara. SHËRBIMET PËR PUBLIKUN Bookshop Në katin përdhes mund të gjeni fletëpalosje, guida xhepi, kartolina dhe publikime të ndryshme për të thelluar njohuritë tuaja mbi koleksionet e muzeut. Shërbime edukative Përmes një ofertë të gjerë dhe të larmishme, Muzeu Dioqezan është i hapur për kategori të ndryshme të publikut: studentë të shkollave pa dallim, persona në moshë madhore (vendas apo turistë), familje, famulli, shoqata etj. Muzeu është i hapur për të ndërmarrë projekte specifik me shkolla, organizata dhe ente të ndryshme. Vënia në dispozicion e hapësirave të Muzeut Mund të bëhen kërkesa për vënien në dispozicion të hapësirave të muzeut në sallën multimediale (sapo të ketë përfunduar) për organizimin e konferencave, takimeve dhe promovimeve të librave. Për të mësuar më shumë rreth tarifave për lëshimin e hapësirave, mund t`i shkruani drejtorit. Audioguida Vizitorëve i ofrohet shërbimi i audioguidave në 9 gjuhë të ndryshme. Është e mundur që të lidheni nëpërmjet smartphonit në linkun që jepet në hyrje duke shfrytëzuar falas të këtë shërbim. Është e këshillueshme të përdorni kufie përsonale.
Rregullore (Območje)
Nuk lejohen ushqimet dhe pijet në sallat e muzeut. Nuk lejohen kafshët, me përjashtim të qenve shoqërues të personave të verbër. Nuk lejohet duhani. FOTOGRAFI DHE VIDEO Në sallat e ekspozitave të muzeut mund të bëhet video dhe fotografi amatore (pa blic) që mund t`i ndani edhe në platformat sociale të muzeut. Filmimet profesionale me qëllim komercial duhet të autorizohen nga drejtoria. Për autorizime jeni të lutur t`i shkruani e-mail muzeut
Rreth muzeut (Območje)
Muzeu Dioqezan lind nga nevoja për të mbledhur, për të ruajtur dhe për ta bërë të disponueshme trashëgiminë historike në lidhje me fenë dhe kulturën e popullit shqiptar, që i referohet në mënyrë të veçantë zonës territoriale që bën pjesë në Arqidioqezën Shkodër-Pult
Seksionet tematike (Območje)
Itinerari ekspozues është i organizuar në 16 seksione tematike, me një ecuri tregimtare që vlerëson dhe lë të “flasin” sende dhe materiale të ekspozuara, dhe të organizuara në dy bërthama: VENDE DHE SHENJA NË KOHË (kati përdhes) dhe ZËRA, FYTYRA DHE DËSHMI NË KOHË (kati i parë). Organizimi sipas seksioneve synon të ndihmojë lexueshmërinë e itinerarit të muzeut, si dhe “përfshirjen” e vizitorit nëpërmjet një itinerari njohës. Tekstet dhe komentet e itinerarit janë në shqip dhe anglisht dhe seksionet do të pasurohen me instrumente multimediale për thellim, me figurë dhe zë.
Ekspozita dhe salla... ... (Območje)
Elemente ekspozuese me rëndësi të veçantë janë Statuja e “Zojës së dhimbshme” në hyrje, Kryqi prej druri i cili, së bashku me dy statujat e Shën Antonit dhe Zemrës së Jezusit, dëshmojnë për “rezistencën” e besimit ndaj sulmeve të diktaturës dhe statujën e San Prospero, historia e të cilit është përshkruar në një didaskali të veçantë. Ekspozita e vazove të shumta të shenjta dhe të lustrave të larmishme përcakton shtegun e kësaj sallë, duke e shoqëruar vizitorin me takimin me këto dëshmi jo një kohë të kaluar, por me një kujtesë të gjallë dhe të pranishme që ka prekur dhe ka shënuar ekzistencën e burrave dhe gratë “dëshmitarë të besimit”.
Misioni i pinakotekë... ... (Območje)
Që kur ka ekzistuar Kisha, aspekti artistik ka qenë gjithmonë një mjet për transmetimin e fesë: mozaiku, arti muzikor dhe skenik kanë rezultuar të jenë mjetet e privilegjuara për kumtimin e Ungjillit. Në veçanti, arti piktural, sidomos kur përdoret për të dekoruar kishat, është përcaktuar edhe si “Bibla e të varfërve”, domethënë e atyre që, duke mos ditur të lexojnë apo të shkruajnë, patën mundësinë që t’i njihnin pjesët biblike falë veprave të piktorëve që kanë lënë gjurmë në historinë e artit botëror. Kultura është edhe “aeropag”, vend takimi mes fesë së besimtarëve dhe atyre që nuk besojnë; tryezë dialogu rreth bukurisë, në ndërtimin e një bote më njerëzore dhe të jetueshme. Kështu, qendra kulturore e Kishës së Shkodër-Pultit, aktive dhe vepruese me Muzeun Dioqezan, përfshin edhe këtë Pinakotekë kushtuar njërit prej eksponentëve më të mëdhenj të artit piktorik: LinDelisë, djalit në mërgim të kësaj toke. Pikanoteka lindi nga takimi i Imzot Massafra-s me Mons. Eleuterio Fortino-n, arbëresh dhe koleksionist i disa veprave të Mjeshtrit Lin Delija. Pas vdekjes së tij, trashëgimtarët patën kënaqësinë që ta sillnin këtë Fond të veprave të Delisë në Shkodër, vendlindja e Mjeshtrit, i cili i shtohet një dhurate të mëparshme skicash, bërë disa vite më përpara falë interesimit të Armando Nicoletti-t dhe Giuseppe Grassi-t, eksponentë të Shoqatës Kulturore “Lin Delija” në Antrodok (Itali), vendi ku Mjeshtri kaloi vitet e fundit të jetës. Me këto dy dhurime u mundësua krijimi i kësaj Pinakoteke të vogël që tregon dashurinë e Delisë për tokën e tij, dhimbjen për shkak të largësisë nga atdheu dhe shpresën e tij për një Shqipëri të lirë në shenjën e një feje të ripërtërirë.
Natyra e veprave të... ... (Območje)
Është një grup i cili i përket krijimtarisë së autorit të fillimit të viteve 80, kryesisht mes ‘80 dhe ‘83. Bëhet fjalë për një periudhe kur Delija ka kaluar në teknikën e temperas. Është detyruar të braktisë teknikën e vajit për shkak të problemeve shëndetësore, kjo për shkak të alergjisë që kishte me tempertinën, që është një komponent i kësaj teknike. Nga pikëpamja tematike ky grup pikturash mund të ndahet në 2 grupe krysore ku, i pari është tematika religjoze dhe i dyti është tematika e persekutimin në Shqipërine e atyre viteve. Përsa i përket grupit të parë, të tematikës fetare, është një linjë prezente në mënyre konstante në krijimtarine e autorit. Ka një qëndrueshmeri në këtë drejtim. Përsa i përket grupit të dytë, të persekutimit, ne shohim një artist të angazhuar nga pikëpamja politike. Debate për angazhim në politikë është një debat i cili është prezent në gjithë historinë e artit. Sigurisht që ky debat ka pasur luhatjet e veta gjatë historisë. Përgjithësisht, sot ekziston një opinion pozitiv në favor të angazhimit të artistit Delija, sidomos në aspektin social, e në këtë prizem ne shohim një autor i cili është aktiv dhe i angazhuar edhe në pikëpamjen politike. Përsa i përket stilistikës së veprave të tij, mund të themi në mënyrë të përmbledhur që ka një influencë të figuracionit modernist të fillim shekullit XX. Sigurisht që këto rryma patën zhvillimin e tyre edhe në Italinë e para luftës. Duhet të kemi parasysh që pedagogët e Delisë në Akadaminë e Romës, ishin vetë pjesë e zhvillimeve të këtyre rrymave moderniste në vitet ‘20 dhe ’30 në Itali. Pastaj përtëj ndikimeve dhe formomit që Lini ka marrë nga shkolla italiane është gjithmonë individualiteti i tij në trajtimin e penelatës, në trajtimin e atyrë që quhen njolla në pikturë, që është shpërndarja e ngjyrave dhe toneve. Është kjo vulë identintare e tija, e cila i jep karakteristikën unike vepreës së tij dhe është pjesë e rendësishme i suksesit që ai ka si artist.


Več ogledov v bližini
Pedonalja Shkoder
Biblioteka Franceskane "At' Gjergj Fishta"
Kulla e Gjon Markagjonit
Kulla e Gjon Markagj...
"Marubi" National Museum of Photography.