Xhamia Mbret (Xhamia e Sulltanit) Berat

DOM.
05:00
01:00
SEG.
03:30
01:30
TER.
03:30
01:30
QUA.
03:30
01:30
QUI.
03:30
01:30
SEX.
03:30
01:30
SÁB.
03:30
01:30

Você é o proprietário deste negócio?
Sugerir uma alteração

Mesquita

flag SQflag EN
0 Commenti

Xhamia Mbret (Xhamia e Sulltanit) Berat

DETTAGLI

  • Xhamia mbret (área)

    Xhamia Mbret paraqitet tepër e transformuar nga faza e ndërtimit fillestar në fund të shekullit të XV. Gjatë viteve 1832-1833, monumenti rrezikohej të shembej, prandaj dhe iu nënshtrua një ristrukturimi gati të përgjithshëm, duke iu përshtatur teknikave ndërtuese dhe kushteve historike të periudhës. Faza e dytë e datimit i përket periudhës së gjysmës së parë të shekullit të XIX; shtohet pjesa e hajatit me kolonadë guri dhe suvatohet salla e lutjeve, duke imituar teknikën e skuadrimit të gurëve dhe vendosjes së tullave, që vihet re poshtë suvasë së dëmtuar. Përsa i përket ndërtimit fillestar, faza e parë e monumentit mendohet të jetë gjatë periudhës së sundimit të sulltan Bajazitit II (1481 – 1512), duke u nisur nga mbishkrimi i deshifruar në mafilin e xhamisë. Këtë periudhë datimi e mbështet edhe arkeologu francez Leon Rey

  • Salla e lutjeve (área)

    Mjaft interesante shfaqen hapësirat në brendësi të xhamisë. Në sallën e lutjeve hyhet nga tre porta, dy anësore dhe një qendrore, e cila realizon edhe lidhjen me portikun nga ana veriore. Kjo sallë është e tipit me çati druri me përmasa në planimetri 15.40 x 12.10 m. Brendia e sallës së lutjeve furnizohet me dritë nga gjashtë dritare për çdo anë, përjashtuar atë veriore, ku salla e lutjeve takohet me portikun.

  • (Ponto)

    Në krahun e djathtë të mirabit ndodhet minberi i lartësuar me shkallë që përfundojnë në një platformë, vendi ku qëndron imami gjatë ceremonive fetare

  • Mirabi (área)

    Mirabi ndodhet si zakonisht nga lindja dhe dallohet për punimin e bukur artistik të basorelievit