Shiroka Shiroka
Shiroka is a village located near Shkodër, Albania. It is the birthplace of Anton Harapi
DETTAGLI
Shiroka (област)
Shiroka duket se përmendet për herë të parë më 15 shtator 1621, në një letër të ipeshkëvit dhe shkrimtarit shqiptar Pjetër Budi. Asokohe, ai cilësonte një qendër në breg liqeni me emrin “Skirosi”,por studiuesi shqiptar me prejardhje italiane, Injac Zamputti mendon së bëhet fjalë për Shirokën. Emri në vetvete i kësaj zone mund të vijë nga fjala latine “sirocco” ose “scirocco”, që do të thotë “një erë mesdhetare që vjen nga Saharaja”. Një tezë tjetër për emërtimin e lokalitetit është se mund të burojë nga Kisha e Shn Rrokut – i dashur për Venedikun dhe i shenjtëruar në dhjetëvjeçarin e dytë të shek.XV ( emri Rrok rrjedh nga “rocco”, që mendohet të ketë origjinë persiane). Ka gjasa që emri “Shirokë” të vijë edhe nga sllavishtja, nga mbiemri широк, širok, që do të thotë “i gjerë”. Sipas dëshmive që i kanë rezistuar kohrave, Shiroka ka qenë e banuar që nga Koha e Hekurit. Ka qenë një fshat i vogël peshkatarësh deri në shekullin e XX. Si një nismë për ta kthyer në lokalitet turistik në periudhën e mesluftërave botërore, tregtarët shkodranë ndërtuan ( si formë dhurate) vilën e Mbretit Zog.
Fshati zogaj (област)
Zogaj është një fshat i vogël, i vendosur rrëzë malit të Taraboshit dhe buzë liqenit të Shkodrës. Ndodhet vetëm 12 km larg Shkodrës, në kufi me Malin e Zi. Zogaj konsiderohet si një prej fshatrave më të bukur të veriut të Shqipërisë dhe si shtëpia e peshkatarëve dhe artizanëve. Fshati Zogaj deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, ka qenë i njohur edhe për përpunimin e lëkurës. Por, në 1946-n, reparti i këtij aktiviteti u mbyll. Artizanët janë të paktë në numër; merren kryesisht me tezgjah, me punim qilimash. Dikur Zogaj numëronte 200 shtëpi, ndërsa aktualisht rezultojnë 70 banesa.


