Katedralja Ortodokse "Ringjallja e Krishtit" Korçë

+355 82 242 876

你是這個企業的老闆?
建議更改

教堂

flag SQflag EN
0 Commenti

Katedralja Ortodokse "Ringjallja e Krishtit" Korçë

Katedralja “Ringjallja e Krishtit”

DETTAGLI

  • Katedralja ringjallj... ... (区域)

    E pozicionuar në qendër të qytetit të Korçës dhe një ndër pikat e preferuara për vendasit dhe turistët e huaj. Katedralja “Ringjallja e Krishtit” është ndërtuar në vitin 1992 nga Kisha Ortodokse, i përket besimit ortodoks dhe për nga përmasat që zotëron, cilësohet si më e madhja në Shqipëri. U projektua nga arkitekti Dhimitër Kristidhi dhe fondet për ndërtimin e saj u siguruan nga kryepeshkopi Anastas, i cili asokohe deklaroi: “Kur na gjuajnë me gurë, ne i mbledhim ata për të ndërtuar.”  Padyshim, katedralja “Ringjallja e Krishtit” simbolizon rikthimin e praktikave fetare në një vend ku prej vitit 1967 të gjitha fetë ishin ndaluar nga regjimi komunist. Aty ku sot shohim katedralen, ngrihej katedralja e “Shën Gjergjit”, një katedrale me rëndësi të madhe historike e kulturore, e cila u shkatërrua dhe reshti së ekzistuari gjatë fushatave të ndërmarra antifetare në vitin 1968. Çka dallohet menjëherë në katedralen “Ringjallja e Krishtit”, është prania e ikonostasit të gdhendur në dru. Ndërtimi Katedralja “Ringjallja e Krishtit” është e ndërtuar prej betoni dhe në formë kryqi. Ka katër apsida, një kupolë qendrore dhe dy kambanore të larta në qoshet perëndimore, rrethohet me hajat dhe zë një sipërfaqe prej 1800 metrash katrorë. Nga jashtë, katedralja është e veshur me gurë dhe tulla dekorative; kupola e çatia janë të mbuluara me tjegulla të veçanta në llojin e tyre për shkak të temperaturave të ulëta, ndërsa dyshemeja është e shtruar me mermer. Kati i nëndheshëm (970 m2) ka hapësirë të projektuar për pagëzime, paraklis dhe sallë mbledhjesh.

附近有更多的旅行