Ethnographic Museum Berat

www.muzeumet-berat.al/

+355 32 232 224

อา.
09:00
18:00
จ.
อ.
09:00
18:00
พ.
09:00
18:00
พฤ.
09:00
18:00
ศ.
09:00
18:00
ส.
09:00
18:00

คุณเป็นเจ้าของธุรกิจนี้หรือไม่?
แนะนำการเปลี่ยนแปลง

พิพิธภัณฑ์

flag SQflag EN
0 Commenti

Ethnographic Museum Berat

DETTAGLI

  • Muzeu etnografik (พื้นที่)

    Muzeu Etnografik ka një koleksion të pasur prej 1300 objektesh, është dëshmi e rëndësishme e kulturës, traditës interesante e të pasur të trevës së Beratit. Në katin përdhes një rrugicë e improvizuar e pazarit mesjetar, paraqet nëpërmjet objekteve të ekspozuar zeje përfaqësuese dhe më të zhvilluara të trevës; qëndistarinë, argjendarinë, punimin e bakrit dhe veshje e zbukurime që flasin për nivelin aristokratik të jetës së shtresave të mesme e të pasura qytetare. Në pjesën e hapur të hajatit janë prezantuar zeje që ushtroheshin në kushtet e shtëpisë për nevoja familjare. Hajati lidhet në mënyrë të natyrshme me pusin dhe oborrin ku janë të ekspozuar objekte gurgdhendjeje dhe qeramike. Në katin e sipërm në mjediset e dhomave të banesës paraqitet mënyrën e jetesës, organizimi, traditat e zakonet në një familje qytetare të pasur në Mesjetën e Vonë.

  • Pazarit mesjetar (พื้นที่)

    Pazari i ndërtuar përgjatë rrugës kryesore në qendër të qytetit, spikati në fund të shekullit XVI me numrin më të madh të zejtarëve në gjithë qytetet shqiptare, duke u bërë në shekullin e XVII-XVIII një nga qendrat më të rëndësishme zejtaro-tregtare në krahinën jugore të Shqipërisë ( me rreth 900 dyqane). Këtu prodhoheshin, ekspozoheshin e tregtoheshin produkte të cilat plotësonin të gjitha nevojat, madje jo vetëm të Beratit. Ky Pazar i organizuar në rrugica me kalldrëm e në sheshe të hapura u dëmtua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në mjedisin e hajatit të banesës është improvizuar (imituar) një nga rrugicat e pazarit me dyqane nga të dyja anët, me qepena e tezga druri, ku janë paraqitur zejet përfaqësuese të Beratit dhe objekte të ndryshme, që rrëfejnë për nivelin e lartë professional e artistik të mjeshtërve zanatçinj. Janë imituar dyqani i qëndistarëve me kostumet qytetare ceremoniale, dyqani i argjendarëve me punime argjendi e bronxi të realizuara me teknikën e filigranit, stampimit e gdhendjes, dyqani i kazanxhinjve me punime të jetës së përditshme, ceremoniale dhe enë kuzhine të punuara me rrahje, gdhendje e inçizim, të tjera punime lëkure prej shajaku, sikurse mjete pune.

  • Hajati (พื้นที่)

    Hajati është kati përdhes në tipologjinë e banesës me çardak. Ai është i hapur, me konstruksion guri, balli i të cilit mbështetet në pesë harkada e lidhet drejtpërdrejtë me oborrin e banesës. Hajati ka shërbyer si ndërlidhës me katin e sipërm nëpërmjet shkallëve të gurta njëfishe ku në mjediset ndihmëse, katonj e bodrume vendoseshin rezervat ushqimore. Në hajat janë paraqitur disa zeje përfaqësuese të qytetit të Beratit që ushtroheshin në kushtet e shtëpisë, për nevoja familjare e për tregti: kompleksi mëngër-presa e drunjtë për prodhimin e vajit të ullirit, kovaçana për punimin e hekurit, kazani i bakrit për prodhimin e rakisë, çarku i poçarit për punimin e enëve të baltës. Këtu janë ekspozuar gjithashtu mjete pune, disa objekte arkeologjike e elemente arkitektonike.

  • Çardaku (พื้นที่)

    Është mjedis i përhapur në banesën beratase, i cili zë vendin qendror e kryesor. Në këtë mjedis me strukturë të drunjtë, të mbështetur në shtylla druri në ballin e tij, me strehë të gjera të dala jashtë banesës, në muajt e ngrohtë të vitit kryhej një pjesë e rëndësishme e aktivitetit familjar. Përmasat e mëdha të çardakut, komunikimi i lirshëm me mjediset e tjera të banesës e bëjnë çardakun një vend të përshtatshëm për raste festash e ceremonish familjare. Në çardak, struktura e çatisë është e dukshme dhe kjo lidhet me faktin që këtu kryhen një pjesë e aktivitetit artizanal shtëpiak si përpunimi i mëndafshit natyral, i leshit, punimit në tezgjah, qëndisja, etj. Në trarët e strukturës së çatisë vareshin e thaheshin produkte të ndryshme: si mishi, perimet, frutat, etj. Në muajt e dimrit çardaku e humbiste funksionin e vet dhe jeta zhvillohej në brendësi të shtëpisë.

  • Qoshku (แต้ม)

    Në çardak bie në sy mjedisi i ngritur, i shkëputur nga pjesa që lidh çardakun me pjesët e brendshme të banesës që quhet qoshk. Qoshku mbulohet me qilima, flokje e velenxa. Qoshku i parë përfshin gjithë gjerësinë e çardakut dhe në pjesën veriore të tij zbukurohet me tri dritare që gjatë muajve të nxehtë krijojnë freskinë e nevojshme. Qoshku i dytë, më i lartë, ngrihet mbi shkallët e gurta duke qenë vendi i preferuar i më të moshuarve dhe miqve.

  • Kuzhina (พื้นที่)

    Kuzhina është një mjedis i rëndësishëm, i pozicionuar në qendër të shtëpisë dhe i destinuar vetëm për gatim. E veçanta e këtij mjedisi është ndriçimi, i cili vjen nga lart, një zgjedhje e re arkitektonike në kushte të veçanta. Në mure, rreth e qark kuzhinës, në një lartësi nga mund të përdoreshin lehtësisht ndodhen tartabenët (sergjenët) që shërbenin për vendosjen e enëve të bakrit dhe vareshin produktet e thata të dimrit. Element i rëndësishëm i këtij mjedisi është oxhaku ku gratë gatuanin rreth vatrës së zjarrit, ndërsa shërbimi në rast ceremonie kryhej nga djemtë e familjes. Në dysheme rreth mureve janë vendosur enët e gatimit, arka për ruajtjen  e ushqimeve të dimrit si dhe qypat për mbajtjen e vajit apo lëngjeve të tjera.

  • Oda e miqve (พื้นที่)

    Oda e miqve është mjedisi më i zgjedhur i banesës, në të cilin priten dhe nderohen miqtë. Elementët arkitektonik kryesorë të saj janë: kompleksi musëndër-mafil, dollapët e murit, dyert, oxhaku, tavani dekorativ, dritaret, fashaturat, sergjenët, nimet dhe në mes është vendosur sofra me objektet e shumta të servisit. Oda e miqve shkëputet nga odat e tjera nga trajtimi i pasu dekorativ. Oxhaku është një element që tregon prejardhjen fisnike të familjes.

  • Dhoma e fshatit (พื้นที่)

    E ndërtuar për të ndenjur dhe fjetur miqtë burra. Në qendër është sofra ku hahej ushqim. Në krye oxhaku dhe në të katër anët sipër janë tartabenët, ku vendoseshin enët. Në të majtë të hyrjes është dollapi i rrobave të gjumit. Mbi dollap është mafili ku rrinin gratë. Në këtë dhomë si mysafirët dhe pjesëtarët e familjes burra uleshin sipas moshës.

  • Dhoma e punës (พื้นที่)

    Dhoma e tejzgjahut shërbente për kryerjen e të gjitha punimeve për nevoja vetjake. Këtu aktualisht janë dy tezgjahe funksionale, ku njëri prej tyre është dy shekullor. Bashkë me tezgjahet, janë dhe shumë krëhër dhe lisa që shërbejnë për prodhimin e qilimave, rrugicave, etj. Interesant është fakti se në këtë dhomë në mënyrë funksionale prezantohet prodhimi i copave. Këtu kemi krehjen e leshit, furkën, drugzën për tjerje, çikrikun për mbledhjen e fillit, deri në endje për tezgjah. Puna në tezgjah kryhesh nga gratë, të cilat, krahas punës në tezgjah mbanin dhe tundnin fëmijët në djep dhe gatuanin, pra kishin shumë ngarkesë

  • Servisi i ushqimit (แต้ม)

    Servisi i ushqimit për familjet e mëdha beratase vendosej në një sini të madhe bakri të punuar në reliev me figura gjeometrike dhe lule me influencë orientale. Mbi këtë sini janë vendosur sahanët me kapakë prej tunxhi të kallajisur nga brenda me argjend. Kapakët nga jashtë janë punuar me inçizime në formë gjethesh, lulesh dhe figura gjeometrike, po ashtu dhe pjatat në pjesën e jashtme të buzëve kanë boshllëqe gjeometrike për kalimin e ujit në legen. Ibrigu është i punuar me nivel të lartë artistik në pjesën e sipërme të tij.

  • Mafili (แต้ม)

    Mafili është zgjidhja më interesante dhe botëkuptimore e dhomës së miqve. Është përdorur kryesisht nga familjet myslimane, por i pranuar edhe nga ato ortodokse. Në mafil qëndronin gratë, ku kishin kushtet e nevojshme për të parë e dëgjuar burrat poshtë tyre, si dhe për të bërë punëdore.

  • Servisi i ushqimit n... ... (แต้ม)

    Tradita e të ushqyerit në zonat fshatare si dhe në disa familje patriarkale qytetare, kryesisht myslimane, është ai me sofër prej druri, me këmbë në lartësi rreth 20-25 cm. Mbi sofër vendoseshin lengjeri (enë e përbashkët). Enët me kapak janë prej bakri të kallajisur. Familjarët si dhe mysafirët uleshin në shesh rreth e përqark sofrës duke përdorur lugët dhe duart.

  • Arkëza (แต้ม)

    Arkëza përdorej kryesisht për mbajtjen e ushqimeve, të cilat brenda saj ruheshin nga insektet dhe parazitët e ndryshëm që mund t’i dëmtonin. Duke qenë se arkëzat ishin gati hermetike dhe të errëta, në brendësi të tyre mund të ruheshin produktet ushqimore për një kohë shumë të gjatë sidomos frutat. Arkëza është me ngjyrë të errët dhe faqja ballore është punuar në reliev mesatar me motive vazo me lule.

  • Kovaçana (แต้ม)

    Një ndër zejet më të vjetra e të njohura në Berat ka qenë punimi i metaleve, po kryesisht i hekurit. Përgjatë gjithë Mangalemit që nga Ura e Goricës deri te Xhamia e Beqarit kanë qenë dyqanet e kovaçëve dhe kazanxhinjve. Kovaçët e Beratit ishin profesionistë të vërtetë. Ata prodhonin: vegla bujqësore si plugje, kama, sfurge, lopata, bela, vegla drugdhendësi si çekanë, riparonin pjesë metalike të karrocave, karrove, qerreve. Mjeshtërit nxirmin nga duart e tyre edhe sende artistike si kangjella dritaresh, parmakë shkallësh, pullalie, doreza elegante, çelësa, brava dyersh, rrozallë e gozhdë të përmasave të ndryshme. Kovaçët prodhonin qjithashtu demiroxhak, masha, lopata, kremastarë, çengela, këmbje, patkonj. Kovaçët në përgithësi punonin në truall. Ne qendër ka qenë  vatra e zjarrit me qymyr, e pranë vendosej gjyryku që i jepte frymëmarrje zjarrit. Pranë vendosej edhe kudhra. Hekuri nxehej në vatër, skuqej në mënyrë që mjeshti kovaç me të rrahurat e shpeshta t’i jepte formën që i kërkohej. Mprehja e veglave të punës realizohej nga guri smeril trockil . Ka qenë zeje që është ushtruar pas shek.XVII nga komuniteti egjiptian.

  • Mulli vaji (พื้นที่)

    Mëngra është përdorur gjerësisht në Berat, pasi tradita e kultivimit të ullirit është e vjetër. Zakonisht mullinjtë e vajit të ullirit vendoseshin në katin përdhes të banesave, në kopshtet prapa shtëpisë, por nuk mungonin edhe ato publike. Këtu realizohej shtypja e ullinjve me anë të gurit të fiksuar në bosht. Pjesët përbërëse janë: 1.Baza (qemeri), ku vendoseshin ullinjtë 2.Guri i sipërm 3.Boshti rrotullohej nga forca e krahut ose nga kafshë Presa e Drunjtë Brumi i ullinjve hidhej në kanistra prej bime kulmaku ose lesh dhie të dërstilur dhe vendoseshin në mes magjes e torgut. Duke u rrotulluar “budallat” realizohej presimi i kanistrave e dalja e vajit të ullirit. Pjesët përbërëse të presës së drunjtë: 1.Magja (bazamenti i poshtëm) 2.Torgu (bazamenti i sipërm) 3.Budallat 4.Enët e vajit të ullirit

  • Mulli vaji (แต้ม)

    Mëngra është përdorur gjerësisht në Berat, pasi tradita e kultivimit të ullirit është e vjetër. Zakonisht mullinjtë e vajit të ullirit vendoseshin në katin përdhes të banesave, në kopshtet prapa shtëpisë, por nuk mungonin edhe ato publike. Këtu realizohej shtypja e ullinjve me anë të gurit të fiksuar në bosht. Pjesët përbërëse janë: 1.Baza (qemeri), ku vendoseshin ullinjtë 2.Guri i sipërm 3.Boshti rrotullohej nga forca e krahut ose nga kafshë Presa e Drunjtë Brumi i ullinjve hidhej në kanistra prej bime kulmaku ose lesh dhie të dërstilur dhe vendoseshin në mes magjes e torgut. Duke u rrotulluar “budallat” realizohej presimi i kanistrave e dalja e vajit të ullirit. Pjesët përbërëse të presës së drunjtë: 1.Magja (bazamenti i poshtëm) 2.Torgu (bazamenti i sipërm) 3.Budallat 4.Enët e vajit të ullirit

  • Vaska e gurit (แต้ม)

    Vendosej në qilarët e banesave dykatëshe, përdorej për mbajtjen e drithërave, vajit, ullinjve si për ruajtjen në gjendje të freskët të prodhimeve të bulmetit.

  • (แต้ม)

    1.Këmisha e gjatë – Material pambuk. Prodhim i artizanit shtëpiak 2.Përparësja prej pambuku – Prodhim i artizanatit shtëpiak. 3.Lëverja e kokës – Material pambuku

  • (แต้ม)

    Sako-Cohë e importuar e qëndisur me fill ari, mëndafshi e gajtan Këmisha-Material mëndafsh e pambuk. Prodhim i artizanatit shtëpiak. Bluza-Material mëndafshi e qëndisur me gjyrmysh argjendi te jaka e mëngët e gjera. Prodhim i artizanatit shtëpiakCerve-Material mëndafshi. Prodhim i artizanatit shtëpiak.

  • Kujunxhi (แต้ม)

    Mjeshtër i punimit të arit, argjendit dhe bronzit. Teknika e përdorur prej tyre ka qenë ajo e rrahjes, stampimit si dhe e filigranit. Punimet e ekspozuara datohen, kryesisht, nga mesi i dytë i shekullit XIX. Krahas objekteve të zbukurimit, si breza, çanta, togza, vezme, etj., janë edhe veglat e punës.

  • (แต้ม)

    1.Pjatancë bronz e nikeluar, punuar me teknikën e derdhjes. 2.Brerore argjendi, punuar me teknikën e rrahjes e inçizimit 3.Pjatë argjendi, punuar me teknikën e rrahjes e inçizimit. 4.Pjatancë bronzi, punuar me teknikën e gdhendjes. 5.Vezme bronzi, punuar me derdhje e rrahje. 6.Çantë nusesh, thurur me tel argjendi. 7.Rrip grash argjendi, punuar me teknikën e filigranit. 8.Pjatancë argjendi, punuar me teknikën e filigranit. 9.Pafta të ndryshme bronzi, punuara me teknikën e rrahjes. 10.Kupë likoje dhe zarfa argjendi, punuar me teknikën e filigranit dhe derdhje. 11.Tas e zarfa bronzi, punuar me teknikën e derdhjes e të rrahjes. 12.Lengjer tunxhi, punuar me teknikën e stampimit. 13.Paftë, byrzylyk, cigarishte, punuar në teknikën e derdhjes, rrahjes e filigranit. 14.Vegla të ndryshme pune, të kujunxhinjve.