Kisha e Shën Mari Vllahernes Berat

NIEDZ.
PON.
WT.
ŚR.
CZW.
PT.
SOB.

Czy jesteś właścicielem tej firmy?
Zaproponuj zmianę

Kościół

flag SQflag EN
0 Commenti

Kisha e Shën Mari Vllahernes Berat

DETTAGLI

  • (Kropka:)

    Kjo stemë mendohet të jetë ndërtuar para se kisha të rindërtohej në shekullin e XVI.

  • (Kropka:)

    Eshtë rreth 125 m2 dhe ruhet në një gjendje të mirë konservimi.

  • Kisha e shën mëri vl... ... (Obszar)

    Kisha e Shën Mëri Vllahernës është më e vjetra ndër kishat e ruajtura në qytetin e Beratit. Pozicionohet në anën perëndimore të kalasë, në një terren të pjerrët, dhe ka një oborr ku mendohet të ketë ekzistuar një manastir i hershëm (i shek. V-VI). Kisha ka pësuar shumë ndërhyrje arkitekturore nga versioni origjinal i shekullit të XIII-të. Dikur ka qenë e tipit kryq i brendashkruar, me kupolë mbi tambur dhe me mbështetje të brendshme. Në gjysmën e dytë të shekullit të XVI, kisha rindërtohet sikurse e shohim sot, me çati dyujëshe, pa tavan. Ambientet e kishës janë: narteksi, naosi dhe altari. Në ambientin qendror të naosit hyhet nga tri dyer, të cilat njëkohësisht ndihmojnë edhe për ndriçim. Altari është ambient pak më i ngritur se naosi dhe është i shtruar me pllaka të zeza, ndryshe nga dyshemeja e naosit. Ndërsa nën narteks, ndodhet një sterë uji e veshur me llaç-hidroizolues për mbajtjen e rezervave të ujit. Kisha e Shën Mëri Vllahernës shquhet për veshjen e mureve me afresk; shenjtorë në përmasa reale, medalionë martirësh dhe skena nga jeta e veprimtaria e Krishtit paraqiten të renditura në tri radhë, nga poshtë-lart. Eshtë i biri i Onufrit, Nikolla, ai që pikturoi kishën në 1578.