
New Generation - Qendra Multifunksionale Tiranë
18:00
18:00
18:00
18:00
18:00
18:00
Bent u de eigenaar van dit bedrijf?
Stel een verandering voor
School, Kapper
New Generation - Qendra Multifunksionale Tiranë
MESSAGESDETTAGLI
Mirësevini (messagesArea)
Qëllimi i kësaj Zone, aftësimi nëpërmjet vetëpunësimit të menjëhershëm. New Generation Startup Zone, përfaqëson një nga modelet e suksesshme europiane të nxitjes së biznesve start up të profesionistëve të rinj të talentuar, që edhe pasi kanë marrë në shkollë përvojë teorike dhe praktikë, nuk janë në gjendje të hapin sallone individuale, pasi ju mungojnë në rradhë të parë financimet e nevojshme për infrastrukturën e nevojshme (ambjentet e punës, paisjet dhe materialet e nevojshme) si dhe aftesitë e të bërit biznes. Me këtë investim, New Generation ndihmon një numër prej 20-25 studentësh që maturohen në Startup Zone. Çdo student që fillon punën si punonjës i start-up ofron shërbime në klientë në mënyre të pavarur dhe siguron të ardhurat, me të cilat përballon shpenzimet për postin e punës.Çdo person paguan vetë sigurimet personale dhe detyrimet përkatëse të tatimeve, sipas legjislacionit në fuqi. Mos hezitoni të na vizitoni Ju Mirëpresim!
Mirsevini (messagesArea)
Qendra Multifunksionale New Generation ka plot 12 vite histori dhe sukses të garantuar në arsimin dhe formimin profesional të studentëve të Masazherisë Estetiko-Kuruese, Fizioterapisë Estetike, Estetikës së Avancuar dhe Parukerisë së Avancuar. “New Generation” i ka kushtuar rëndësi përzgjedhjes së stafit akademik, duke patur synim formimin e plotë shkencor dhe profesional të studentëve. Kombinimi i pedagogëve vendas dhe të huaj realizon një edukim me trend të theksuar europian. Programet e studimit janë ndërtuar mbi bazën e kombinimit të orëve teorike me ato praktike, në mënyrë që studentëve t’u mundësohet një punësim dhe karrierë në qendrat e ndryshme të estetikës, SPA, qendrat sportive, qendrat e bukurisë, etj. Jo vetëm kurrikula ka vëmendjen tonë të plotë, por dhe produktet me të cilat punohet i përkasin linjave lider në botë, si: “Capri beauty line”, "Ocleo" etj. Mos hezitoni të na vizitoni! Ju Mirëpresim!
Historiku (messagesPunto)
Qendra Multifunksionale “New Generation”, e filloi veprimtarinë e saj si Kolegj Profesional, “New Generation”. U themelua si një investim plot pasion i vëllezërve Tafaj. U hap nisur nga kërkesat e kohës në drejtim të ngritjes së standartit në parukeri dhe estetikë, që shërbimet në këto fusha të ngrihen mbi baza shkencore dhe në një nivel bashkëkohor. Me 2009 pas aplikimi në MASH, u lejua të hapej programi i ciklit të parë të studimit Bsc në Masazheri Estetiko – Kuruese. Me 2010 u bë hapja e dy programeve dy vjeçare: “Estetikë e Avancuar” dhe “Parukeri e Avancuar”.Në 5 vjet histori me strukturën e një Kolegji Profesional, “New Generation” ka patur synim strategjik thellimin në metodat shkencore dhe profesionale të mësimdhënies duke u mbështetur në cilësitë e një stafi vendas dhe të huaj, me tituj dhe grada shkencore. Në vitin 2014, nisur nga fakti që Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, hartoi Ligjin e plotë për Arsimin Profesional të të rinjve, “New Generation” gjeti përshtatje maksimale në këtë Ministri duke patur programe thellësisht profesionale, por me një synim akoma më të lartë, atë të të qenurit sa më pranë tregut të punës. Kështu do tu shërbejë më mirë interesave të të rinjve, duke e transformuar Kolegjin Profesional “New Generation” në një Qendër Multifunksionale.
Misioni (messagesPunto)
Qendra Multifunksionale “New Generation”, në gjithë veprimtarinë e saj, ka përmision: Të përgatisë profesionalisht specialistë të lartë, në fushat që mbulon, nëpërmjet mësimdhënies me cilësi të lartë dhe praktikës profesionale. Të zhvillojë arsimin profesional në vend, si një politikë kombëtare në Shqipëri. Të mundësojë punësimin e menjëhershëm e çdo studenti gjatë dhe pas mbarimit të shkollës/formimit.- Për këtë do të ndihmojë edhe qendra më e re “New Generation Startup Zone”, si një inkubator i rritjes profesionale të tyre, si dhe Zyra e Punësimit New Generation; Vazhdimin e marrëdhënieve me institucionet e tjera brenda dhe jashtë vendit, si institucione të artit, modës dhe qendrat estetike; Formimin e profesionistëve të cilët mbajnë me nder emrin New Generation si një markë cilësie.
Zyra e punësimit (messagesPunto)
New Generation jep vazhdimisht kontributin e tij si ndërmejtës dinjitoz midis studentëve dhe tregut të punës, tashmë dhe me Zyrë për: Informim/ Punësim/ Karrierë/ Trajnim gjatë gjithë jetës e cila operon brenda shkollës! Informon mbi kërkesat e tregut të punës për të gjitha nivelet e formimit në bazë të statistikave të mbledhura nga kontaktet me qendrat dhe sallonet dhe ndihmon në punësimin e studentëve dhe kursantëve. Kjo zyrë i përgjigjet kërkesave nga ish/studentët e punësuar suksesshëm, për t’u ngritur në nivele më të larta, në qendrat më luksoze apo për ti dhënë konsulencë dhe mbështetje në hapjen e bizneseve të tyre private
Recepsioni (messagesPunto)
E-mail: info@newgeneration-al.com Web: newgeneration-al.com Facebook: https://www.facebook.com/QendraMultifunksionaleNewGeneration/ Instagram: newgeneration_albania Cel: +355 69 203 7056 Adresa: Rruga e Dibrës, Rezidenca Tower Bridge 3, pranë Komisariatit Nr.4, Tiranë, Shqipëri
Kurse profesionale q... ... (messagesPunto)
a) Arsim Profesional 2 vjecar në: MASAZHERI ESTETIKO – KURUESE program dy vjeçar, që ka filluar aktivitetin akademik në vitin 2009-2010. FIZIOTERAPI ESTETIKE program dy vjeçar, që ka filluar aktivitetin akademik në vitin 2016-2017. ESTETIKË E AVANCUAR program dy vjeçar, që ka filluar aktivitetin akademik në vitin 2010-2011. PARUKERI E AVANCUAR program dy vjecar, që ka filluar aktivitetin akademik në vitin 2010-2011. b) Formim profesionale 3, 6, 9 mujor në: PARUKERI ESTETIKË BERBER NAIL ART MAKE UP ARTIST Objektivat formues dhe karakteristikat e programeve të studimit Këto programe studimi kanë si objektiv formimin teorik dhe profesional të thelluar të studentëve, në fushat e masazherisë estetiko- kuruese, parukerisë së avancuar, estetikës së avancuar dhe fizioterapisë estetike. Këto programe synojnë që pas dy vitesh studimi, studentët të jenë plotësisht të aftë profesionalisht, si teorikisht ashtu edhe praktikisht, për të punuar në qendrat e masazherisë estetiko-kuruese, SPA, qendrat sportive dhe palestrat, në sallonet e bukurisë etj, si profesionistë të vërtetë dhe të kualifikuar në shkallën më të lartë.
Klasa praktike e par... ... (messagesPunto)
Në këto klasa studentët praktikojnë metodat bazë dhe të avancuara të krehjes, prerjes, ngjyrimit dhe stilimit të flokëve. Praktika ushtrohet si tek manikinat me flokë natyrale të cilat ju a mundëson shkolla për të realizuar proçesin mësimor, tek njëri-tjetri apo në “klientë,/modelë” të cilët vijnë nga jashtë shkollës.
Klasa praktike "make... ... (messagesPunto)
Në klasën “Makeup Artist” realizohet mësimi i teknikave si: Makeup Natyral Makeup mbrëmje Make-up artistik Make-up kinematografik https://youtu.be/QBTAKZ0mG-Q
Klasa "nail art" (messagesPunto)
Në këtë klasë përveçse informacioneve mbi anatominë dhe përbërjen e thoit, shpjegohen dhe praktikohen teknikat e mirëmbajtjes, ndërtimit të tyre me produktet Gelish, Gel, Akrilik dhe teknikat e dizajnit. https://youtu.be/QBTAKZ0mG-Q
Klasa teorike (messagesPunto)
Kjo klasë shërben si një auditor ku zhvillohen leksionet e lëndëve të formimit të përgjithshëm si: Etikë Profesionale, Gjuhë e huaj, Mjekësi, Kimi Kozmetike, etj. Përmes informacioneve të shpjeguara studentëve u sigurohet dhe formimi I thelluar teorik, për të njohur kështu të gjitha aspektet e profesionit që ata kanë përzgjedhur.
Klasa "berberi moder... ... (messagesPunto)
Klasa e praktikës për berber, fokusohet në shpjegimin e teknikave nga bazat, deri tek trendet më të fundit përsa i përket prerjes, ngjyrimit dhe stilimit të flokëve dhe mjekrës tek meshkujt, aplikimi i masakve te fytyres, pastrimi i thelle i fytyres me avull, pastrimi i pikave te zeza, depilimi i zonave te fytyres. Praktika ushtrohet si tek manikinat me flokë dhe mjekër natyrale të cilat ju a mundëson shkolla për të realizuar proçesin mësimor, tek njëri-tjetri apo në “klientë,/modelë” të cilët vijnë nga jashtë shkollës.
Klasa praktike për e... ... (messagesPunto)
Ky ambient është i arreduar në përputhje me kushtet e nevojshme (krevatë, vaporizator, lupa për analizën e lëkurës, termokopertë, vasketa pedikyri me hidromasazh, aparature parafine etj) për të mësuar dhe praktikuar të gjitha shërbimet dhe trajtimet estetike të fytyrës dhe trupit. Pas marjes së informacioneve teorike të lëndëve të formimit të përgjithshëm, studentët janë të prirur ti përvetësojnë më së miri të gjitha teknikat e shpjeguara me profesionalizëm nga pedagogu përkatës. https://youtu.be/QBTAKZ0mG-Q
Klasa praktike për m... ... (messagesPunto)
Kjo klasë shërben për të vënë në praktikë të gjitha njohuritë mbi masazhet kurative, masazhet e relaksit dhe mirëqenies trupore në mënyrë që pas dy vitesh studimi, studenti të jetë plotësisht i aftë profesionalisht, si teorikisht ashtu edhe praktikisht, për të punuar ne qendrat e masazherisë estetiko-kuruese, SPA, qendrat sportive dhe palestrat si një profesionist i vërtetë dhe i kualifikuar.
Rezervime online (messagesPunto)
Fb: New Generation Startup Zone Instagram: newgeneration_startupzone Cel: 0697070995 Tel: 04 222 0915
New generation start... ... (messagesPunto)
New Generation- START UP ZONE është investimi më i madh në 2019 i Qendrës Multifunksionale “New Generation” në drejtim të inovacionit. Është qendra më e rëndësishme e kujdesit ndaj studentëve tanë në vazhdimësi, të cilët duan të bëhen mjeshtër në profesionin që kanë zgjedhur dhe njëkohësisht sipërmarrës të rinj!Pasi kanë mbaruar studimet, studentët do të punojnë tashmë të pavarur me klientët, duke synuar afirmimin si profesioniste, rritjen e numrit të klienteve dhe krijimin e besimit të ndërsjelltë. Kështu rrisin besimin në zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit të tyre më tej! New Generation Start Up Zone është një hap më tej me zhvillimet Europiane, që ikonsiderojnë projektet të tilla si INKUBATORË të biznesit. https://www.youtube.com/watch?v=T5hRLj4z53c
Shërbimet (messagesPunto)
Në “New Generation Startup Zone” ofrohen një sërë shërbimesh në fushat e Parukerisë, Estetikës,Fizioterapisë estetike, Masazherisë, Berber, Nail Art, Makeup etj përfshirë teknika bazë dhe të avancuara mbi prerje flokësh, krehje, stilim, teknika me trendet më të fundit në lyerje, dekolorim dhe fije, trajtime flokësh për rigjenerim, veti kundër rënies apo specifika të tjera. Gjithashtu ofrohen edhe shërbime të tjera si depilim, trajtime/pastrime fytyre dhe trajtime trupi, masazh relaks fytyre dhe trupi, masazh anticelulit, baltë trupi & termokopertë për dobësim, trajtime te avancuara me pajisje elektrike për shërbime specifike si radiofrekuencë, elektroterapi, ultrasound, vakum për pikat e zeza, efekt anti rrudhë dhe rigjenerues per fytyrën, Lifting – electro-stimulation, elektroterapi për trupin sipresoterapi, elektroda, etj. Çdo student do të ketë mbikqyrjen dhe ndihmën e pedagogëve dhe profesionistëve të New Generation. Shërbimet në @newgeneration_startupzone do të ofrohen me çmime të REDUKTUAR, pothuajse në ÇMIM KOSTOJE, për arsye stimulimin e studentëve më ambiciozë dhe me të aftë profesionalisht që do të jenë pjesë këtë vit në Sallon si ofrues profesionistë me klientë realë. Ju ftojmë të na kontaktoni për çdo shërbim që mund të jeni e interesuar! Cel.: +355 697070995 https://www.youtube.com/watch?v=T5hRLj4z53c
Biblioteka “new gene... ... (messagesPunto)
Biblioteka e New Generation u themelua për të mbështetur aktivitetet arsimore dhe kërkimore të shkollës dhe studentëve.Koleksioni i bibliotekës sonë është pasuruar me tituj nga autore shqiptarë dhe të huaj në profilet e Parukerisë, Estetikës, Nail Art, Makeup Art, Berber, Tattoo, Fizioterapi, Masazheri etj por edhe me gjerë si Menaxhim Biznesi, Marketing, Kimi, Fizikë, Psikologji etj si dhe tituj jashtëshkollorë për formimin sa më të plotë të studentëve.
Klasa praktike e par... ... (messagesPunto)
Në këto klasa studentët praktikojnë metodat bazë dhe të avancuara të krehjes, prerjes, ngjyrimit dhe stilimit të flokëve. Praktika ushtrohet si tek manikinat me flokë natyrale të cilat ju a mundëson shkolla për të realizuar proçesin mësimor, tek njëri-tjetri apo në “klientë,/modelë” të cilët vijnë nga jashtë shkollës.
Klasa praktike për e... ... (messagesPunto)
Ky ambient është i arreduar në përputhje me kushtet e nevojshme (krevatë, vaporizator, lupa për analizën e lëkurës, termokopertë, vasketa pedikyri me hidromasazh, aparature parafine etj) për të mësuar dhe praktikuar të gjitha shërbimet dhe trajtimet estetike të fytyrës dhe trupit. Pas marjes së informacioneve teorike të lëndëve të formimit të përgjithshëm, studentët janë të prirur ti përvetësojnë më së miri të gjitha teknikat e shpjeguara me profesionalizëm nga pedagogu përkatës. https://youtu.be/QBTAKZ0mG-Q
Beauty zone (messagesPunto)
Ambient modern brenda shkollës në të cilin studentët mund të shpalosin kreativitetin e tyre, aplikojnë teknika inovatore në profesionin e Parukerisë, Estetikës, Nail Art, Makeup Art.
Klasa praktike për e... ... (messagesPunto)
Ky ambient është i arreduar në përputhje me kushtet e nevojshme (krevatë, vaporizator, lupa për analizën e lëkurës, termokopertë, vasketa pedikyri me hidromasazh, aparature parafine etj) për të mësuar dhe praktikuar të gjitha shërbimet dhe trajtimet estetike të fytyrës dhe trupit. Pas marjes së informacioneve teorike të lëndëve të formimit të përgjithshëm, studentët janë të prirur ti përvetësojnë më së miri të gjitha teknikat e shpjeguara me profesionalizëm nga pedagogu përkatës. https://youtu.be/QBTAKZ0mG-Q


Meer rondleidingen in de buurt
SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA
HOTEL STELA - CITY CENTER
Libraria Adrion Bookstore
Dodbiba Dental Clinic - Klinike Dentare
Brianza Dent
Hotel Oresti Center
DM Consulting Services
Albanian Gastronomy Agency