Holy Trinity Church Berat
詳細
Kisha "shën triadha"... ... (場所)
Shën Triadha ngrihet në afërsi të mureve të garnizonit dhe mureve jugore të kalasë së Beratit. Ndodhet në një terren të pjerrët, me stil kryq të brendashkruar, me mbështetje të brendshme në dy kolona në anën perëndimore dhe nga dy pilastra në atë lindore. Kisha mendohet të jetë ndërtuar në fillim të shekullit të XIV, në kohën kur sundonte Androniku II Paleolog (1282-1328). Shën Triadha mbart shumë tipare të arkitekturës bizantine, si organizimi i vëllimit të brendshëm, zbukurimi me piktura murale dhe ndriçimi. Këto tipare vihen re në hapësirat e naosit, narteksit dhe altarit. Narketeksi është i ngjitur me muraturën e naosit nëpërmjet fugave mjaft të qarta dhe duhet të jetë ndërtuar menjëherë pas naosit. Në të hyhet nga tri dyer, ku ajo perëndimore është kryesorja dhe që mbulohet me një hark tullash; dy të tjerat mbulohen me arkitra guri monolit.
Naos (場所)
Prej narteksit, nëpërmjet një porte me hark, hyhet në ambientin e naosit me planimetri katrore dhe me një nivelim më të lartë se narteksi, duke ndjekur linjën e terrenit
Altar (ポイント)
Ambienti i altarit është ndërtuar direkt në shkëmb dhe, nga ana e jashtme, rrethohet nga struktura muresh relativisht të vona. Absida nga jashtë është e tipit trifaqësh, me dritare në qendër.
Piktura murale (ポイント)
Emërtimi i skenave të pakta që pikasen në pikturën murale: Dymbëdhjetë figura profetësh që mbajnë rulo në dorë Skena ‘’Ngjallja e Llazarit’’ Skena ‘’Darka Mistike’’ Skena ‘’Larja e këmbëve të apostujve’’



ツアー案内
Hotel Muzaka
Muzeu Kombëtar Ikonografik Onufri
Kisha e Shën Mari Vllahernes
Kisha e Shën Kollit
Ethnographic Museum
Kisha e Kostandinit dhe Elenes
St. Theodore's Church, Berat
Berat Castle