St. Theodore's Church, Berat Berat

SO.
MO.
DI.
MI.
DO.
FR.
SA.

Sind Sie der Eigentümer dieses Unternehmens?
Schlagen Sie eine Änderung vor

Kirche

flag SQflag EN
0 Bewertungen

St. Theodore's Church, Berat Berat

DETAIL

  • kisha e shën theodh... ... (Zone)

    Kisha e Shën Todrit gjendet në afërsi të hyrjes kryesore së kalasë së Beratit. Ajo bën pjesë në tipologjinë e kishave të vogla, tip-kapelë, sikurse shumica e kishave ekzistuese në kala. Nga pikëpamja ndërtimore ruan gjurmë të kohërave të ndryshme, por faza fillestare e ndërtimit të objektit i përket periudhës përpara shekullit XVI, fakt që dëshmohet nga teknika e ndërtimit të mureve ( më i vjetri është muri lindor).

  • Pjesa e brendshme (Zone)

    Kisha ka një sallë qendrore dhe brenda mureve rrethues, ka dy ambiente anësore që kanë shërbyer si pariklisë. Mjaft interesant paraqitet ndërtimi i absidës së sallës qëndrore ku, nga jashtë, duket qartë vendosja e fragmenteve paleokristiane të ripërdorur në dritaren e saj; në pjesën veriore është murosur një reliev gur – varri, ku paraqitet një kurorë e përmbysur me mbishkrim të fshirë brenda, të cilën, arkeologu austriak Prashniker, e përshkruan gjatë vizitës së tij në kalanë e Beratit në periudhën e Luftës së Parë Botërore. Studiuesit nuk përjashtojnë mundësitë se kisha mund të jetë rindërtuar mbi rrënojat e një kishe më të hershme gjatë periudhës së Antikitetit të Vonë

  • Piktura murale (Punkt)

    Kisha është pikturuar nga Onufri në gjysmën e shekullit XVI; në qendër të pikturës që i ka rezistuar shekujve, paraqitet figura e Shën Mërisë ulur në fron me Krishtin e vogël në prehër. Krah kësaj pikture, paraqitet skena e “Lajmërimit”, ndarë në dy pjesë: në njërën anë është ëngjëlli që njofton Marian për fëmijën që do të lindë, ndërsa në tjetrën qendron vetë Maria.