Kisha e Ristozit Mborje

Sind Sie der Eigentümer dieses Unternehmens?
Schlagen Sie eine Änderung vor

Kirche

flag SQflag EN
0 Bewertungen

Kisha e Ristozit Mborje

Kisha e Ristozit

DETAIL

  • Kisha e ristozit (Zone)

    Kisha e Ristozit në fshatin Mborje, është një gur i çmuar për trashëgiminë kulturore të Korçës dhe Shqipërisë. Ajo daton prej vitit 1389 dhe konsiderohet si një nga monumentet fetare më të vjetra në Ballkan. Afreskët e saj janë realizuar nga piktorë anonimë në vitin 1390. Kisha e Ristozit i dedikohet Shën Mërisë, jo më kot njihet si vend i shenjtë që ndihmon njerëzit. Në ditën që Krishti mbush 40 ditë nga ringjallja, kisha vizitohet nga mijëra besimtarë të fesë ortodokse. I është nënshtruar tri herë restaurimit. Në fazën e parë ( në nëntor 2014), u gjetën modelet e tjegullave origjinale të përiudhës bizantine ( 55x33x3cm) me të cilat qe mbuluar fillimisht ky monument fetar. Ato u ripërdorën dhe arkitektura e tipologjia e kishës u bë edhe më e qartë për vizitorët vendas e të huaj. Një tjetër element i rëndësishëm që dallon sot kishën e Ristozit është kambanarja; pozicionohet jashtë saj në konstruksion druri. Po të rikthehemi në të shkuarën, falë fotove të vjetra, kisha e Ristozit nuk ka patur një kambanore të tillë. Kisha është vetëm 7.5 metra në lartësinë e saj.

Weitere Touren in der Nähe