Kisha e Shën Kollit Berat

NE
PO
ÚT
ST
ČT
SO

Jste vlastníkem této firmy?
Navrhněte změnu

Kostel

flag SQflag EN
0 Commenti

Kisha e Shën Kollit Berat

DETTAGLI

  • Kisha e shën kollit... ... (Oblast:)

    Kisha e Shën Kollit ndodhet në krahun perëndimor të kalasë së Beratit, pranë Shën Mëri Vllahernës. Kisha daton në fund shekullin e XVI, sipas mbishkrimit që gjendet tek pikturat në portën veriore. Megjithatë, monumenti mendohet të ketë pasur një faze më të hershme. Kisha ka një planimetri drejtëkëndore, në anët e së cilës ekzistojnë dy mbetje paraliksësh të rrënuara, dhe hapësirat e saj kryesore janë: naosi, kthina e altarit dhe absida trifaqëshe. Naosi vjen në ditët e sotme si një ndërtim i thjeshtë, tipik i periudhës pasbizantine, ku mbizotëron muri me breza druri horizontal. Ajo çka paraqitet e veçantë në këtë monument është prezenca e dy elementëve arkitektonikë të periudhës paleokristiane – një kolonë dhe një kapitel – të ripërdorur në funksion të altarit. Në vitin 1591, kisha është pikturuar në brendësi nga Onufër Qiprioti. Piktura murale ruhet ende në pjesën veriore dhe atë jugore, ndërsa në hapësirën e absidës është shumë e dëmtuar dhe nuk mund të dallohen skenat bilblike.

  • (Tečka)

     Duke filluar nga poshtë, shenjtorët në dimensione reale, në mes, me medalionët e tyre, dhe në pjesën e sipërme, skena të ndryshme biblike, ku dallohet qartë ‘’Pagëzimi i Krishtit’’.

  • (Tečka)

    Duke filluar nga poshtë, nga e majta në të djathtë, paraqiten: kryeëngjëlli Mihal, dy strategë të ushtrisë bizantine, një shenjtor me libër në dorë, dhe në fund, në pjesën e altarit, është skena “shestja”, e cila është në një pjesë të saj e dëmtuar.