
Castle Museum Shkodër
17:00
17:00
17:00
17:00
17:00
17:00
17:00
Вие ли сте собственикът на този бизнес?
Предложете промяна
музей
Castle Museum Shkodër
DETTAGLI
Kati i pare (област)
Në katin e parë janë ekspozuar objekte që i përkasin Antikitetit dhe Mesjetës. Aty është ekspozuar edhe mozaiku romak i shekullit IV pas Kr., zbuluar rrëzë kalasë.
Epoka e hekurit (точка)
Trualli etnik i Ilirëve (1100-500 pr.Kr.) Shtetet ilire (shek V pr.Kr. deri në pushtimin Romak)
Heshtat (точка)
Majë heshte. Përkrenare. Enë qeramike. Zbukurimore. Majë heshte hekuri – shek.VII-V para Kr. Thika hekuri me tun të thjeshtë – periudha romake Thika hekuri me tun konik – periudha helenistike – shek.III-II para Kr. Shpatë e shkurtër romake
Mbreterit ilire (точка)
Agroni, Teuta, Genti – mermer – Autor Skënder Kraja 1996
monedha perandorake... ... (точка)
Servius Sulpicius Galba (68-60 e.j.) Titus Aelius Hadrianus Antoninus Plus (138-161 e.j.) Annia Galeria Faustina Pia (141 e.j.) Lucius Septimus Severus Partinax Pius (193-221 e.j.) Flavius Valerius Constantinus Maximus (306-337 e.j.) Arcadius (394-408 e.j.) Denar Justinianus (527-566 e.j.)
Antikiteti (точка)
Monedhë e Athinës (shek.IV p.e.s.) Drahme Apollonia (shek.IV. p.e.s.) Obole Apollonia (shek.III p.e.s.) (Aleksandri i Madh) (336-323 p.e.s.) Drahme Durrës (shek.III p.e.s.) Mbreti Ilir Genti (181-168 p.e.s.)
Muzeu i kështjellës... ... (област)
Muzeu i kështjellës Rozafa Vendndodhja: Kalaja Rozafa, Shkodër Statusi: muze vendor, degë e Muzeut Historik Shkodër. Në pjesën më të fortifikuar të Kalasë Rozafa, ndodhet Muzeu i Kështjellës. Ai ngrihet në një ndërtesë mesjetare të shekullit XV, të njohur me emrin “Kapitaneria”. Kjo ndërtesë ka qenë rezidenca e kontkapidanit, governatorit venecian të Shkodrës. Në periudhën osmane, e njëjta ndërtesë përmendet me emrin “haremllëku”, banesa e grave të qeveritarit osman të Shkodrës. Ndërtesa është me tre kate, e mbuluar me hark masiv. Trashësia e mureve shkon deri në 2.5 m, me dritare të vogla që kanë shërbyer si frëngji luftimi. Në periudhën 1985-1990 ndërtesa është restauruar në pjesët e brendshme prej druri dhe është kthyer në muze duke u pajisur kryesisht me objekte të zbuluara gjatë gërmimeve në kala dhe rrëzë saj. Menjëherë përballë portës hyrëse në muze shihet një basoreliev kushtuar legjendës së murimit. Është vepër e autorit Skënder Kraja.
Kati i dytë (област)
Kati i dytë ka objekte të periudhës nga pushtimi osman (1479) deri në vitin 1914. Në katin e dytë është edhe “ planimetria e kalasë “, që paraqet kalanë e territorin përreth, se si ka qenë në shekullin e XVIII, kur Shkodra ishte qendër e pashallëkut të Bushatllinjve.
Sepata luftrake (точка)
Sëpatë luftarake – shek.XIV-XV Shpatë e shek.XV-XV Shtizë – shek.XV-XVII
Rilindja kombëtare (точка)
Rilindja Kombëtare – Pavarësia (1878-1914) Shkodra në përpjekje për mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe krijimin e shtetit shqiptar. Pashko Vasa / Daut Boriçi / Hodo Sokoli / Filip Çela Selia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Shkodër. / Dedë Gjon Luli / Mjeda, Fishta Gurakuqi / M.Gjylbegaj / Ngritja e flamurit në Bashki. 28 Nëntor 1913. / Ngritja e flamurit në Kala, 19 Mars 1914.
Flamuri kombetar (точка)
Flamuri kombëtar i vitit 1914
Arme lufte (точка)
Shabi, pushkë e shkurtë, shek.XVIII-XIX Shpata, shekulli XIX – fillimi i shek.XX


Още обиколки наблизо
Xhamia e Parrucës
Pedonalja Shkoder
MUZEU DIOQEZAN SHKODER-PULT
Ura e Vjetër e Bunës
The Old Bridge over...
Rozafa Castle
Biblioteka Franceskane "At' Gjergj Fishta"